Apprendre les langues arabe et française
Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.
-29%
Le deal à ne pas rater :
PC portable – MEDION 15,6″ FHD Intel i7 – 16 Go / 512Go (CDAV : ...
499.99 € 699.99 €
Voir le deal

Albanie : conversation (actualités)

2 participants

Page 3 sur 6 Précédent  1, 2, 3, 4, 5, 6  Suivant

Aller en bas

Albanie : conversation (actualités) - Page 3 Empty Re: Albanie : conversation (actualités)

Message par Ina_miley Sam 3 Aoû - 22:08

Salam


Ina_miley

Messages : 536
Points : 698
Date d'inscription : 13/06/2012

Revenir en haut Aller en bas

Albanie : conversation (actualités) - Page 3 Empty Re: Albanie : conversation (actualités)

Message par Ina_miley Sam 3 Aoû - 22:10


Ina_miley

Messages : 536
Points : 698
Date d'inscription : 13/06/2012

Revenir en haut Aller en bas

Albanie : conversation (actualités) - Page 3 Empty Re: Albanie : conversation (actualités)

Message par Ina_miley Ven 23 Aoû - 20:59



Në një raport të ri të publikuar para disa orësh FMN pranon se ka bërë gabime të reja në lidhje me programin e reformave për Greqinë. 

Me nje shpjegim te ri per parashikimet e gabuara, persa i takon ecurise se PBB te vendit, specialistet e ketij organizmi theksojne se jane nxituar ne konkluzionet e tyre, pasi kane qene teper optimiste kur kane marre per baze ritmet e zhvillimit te ekonomise greke. 

Pranimi i gabimeve nga ane FMN publikohet ne raportin qe permban programet e reformave te nente shteteve ne bote, perfshire edhe Greqine, per vlerësimin e prodhimit ekonomik dhe dinamikën e borxhit në një ekonomi që është ne nje proces shumevjecar te konsolidimit fiskal. Kjo është hera e dytë që teknokratet e FMN pranojne gabimet e tyre ne paketen e shpetimit per Greqine, duke marre parasysh se edhe ne fillim te muajit qershor kishin pohuar se kishin nenvlerësuar demet e shkaktuara nga masat shtrenguese ne ekonomine greke.Por per ta arsyeja kryesore e parashikimeve te gabuara per Greqine, eshte moszbatimi i vazhdueshem i reformave si dhe reagimet politike dhe sociale ne vend.

Ne te njejten kohe edhe BE vlereson se shifrat per Greqine nuk jane aspak ato qe priteshin dhe ditet e fundit funksionare te larte te tij ,por dhe vete Berlini zyrtar si kreditori kryesor i Athines, pranojne se grekeve do t'u duhet nje pakete e re ndihme, prej 10 deri 15 miliardë euro ne vitet 2015-2016. 

Por sipas agjensise Reuters zgjidhja me e mire per Europen dhe krizen e borxhit do te ishte qe kredite per Greqine te behen afatgjata deri ne 50 vjet, duke bere te mundur shlyerjen e tyre dhe duke dhene shpresa per konsolidimin e borxhit ne nje nivel te qendrueshem. Paralelisht Reuters thekson se dalja e programit grek jashte parashikimeve edhe nga ana e eksperteve te BE dhe BQE, tregon se Europa nuk ka gjetur ende nje zgjidhje reale per krizen e borxhit qe ka gjunjezuar jo vetem Greqine, por edhe disa prej shteteve anetare te zones se euros.

Ina_miley

Messages : 536
Points : 698
Date d'inscription : 13/06/2012

Revenir en haut Aller en bas

Albanie : conversation (actualités) - Page 3 Empty Re: Albanie : conversation (actualités)

Message par Ina_miley Ven 23 Aoû - 21:01



Shtimi i numrit të lindjeve në këtë periudhë ka vënë në vështirësi dy maternitetet në Tiranë, të cilët janë të detyruar të presin edhe lindjet që vijnë nga rrethet. Brenda 24 oreve numerohen 30 lindje ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine". 

Shefja e Sherbimit te Obstetrikes Afërdita Manaj kerkon permiresim te infrastruktures pasi nuk mund te përballohet fluksi i madh, nderkohe qe nenat qe lindin nxirren me shpejt nga koha e duhur nga materniteti per te liruar vendet. Por, sipas saj, nje grua lehone mund te kete edhe komplikacione pas 24 oreve.

"Numri i lindjeve kohët e fundit është rritur, sidomos në periudhën e verës, mund të shkojë edhe 30 lindje në 24 orë. Për kapacitetin që ka spitali 'Mbretëresha Geraldinë' nuk mund të përballohet gjithë ky fluks. Deri diku e kemi menaxhuar duke pakësuar ditët e qëndrimit në spital, për shembull për gratë që lindin me operacion mund të qëndrojnë 48 orë, ndërsa ato që kanë probleme mund të qëndrojnë edhe dy-tre ditë më shumë. Lehonat normale mund të rrinë vetëm 24 orë, sepse kapaciteti i spitalit është përgjysmuar", thotë mjekja.

Manaj shpjegon se eshte rritur numri i vdekshmerise foshnjore, pasi neper rrethe nuk ndiqen siç duhet grate shtatzena dhe sillen ne Tirane ne gjendje te renduar, por nga ana tjeter mungesa e ambienteve ka veshtiresuar punen e ekipeve te mjekeve, pasi nuk ka ambiente per bebet dhe nenat qe lindin para kohe.

"Neanotologjia jonë nuk ka aparaturat e nevojshme për të mbajtur shumë lindje të parakohshme. Duhet të ndryshohet infrastruktura", thotë Manaj.

Shefja e Obstetrikes kerkon zgjerim te ambienteve dhe shtim te numrit te shtreterve dhe jo reduktim te tyre siç ka ndodhur se fundmi me zhvillimin e një projekti, i cili ka reduktuar numrin e dhomave per te hapur nje dyqan me lodra per femije ne katin e pare.

Ina_miley

Messages : 536
Points : 698
Date d'inscription : 13/06/2012

Revenir en haut Aller en bas

Albanie : conversation (actualités) - Page 3 Empty Re: Albanie : conversation (actualités)

Message par Ina_miley Sam 7 Sep - 17:36

Salam


Ina_miley

Messages : 536
Points : 698
Date d'inscription : 13/06/2012

Revenir en haut Aller en bas

Albanie : conversation (actualités) - Page 3 Empty Re: Albanie : conversation (actualités)

Message par Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Page 3 sur 6 Précédent  1, 2, 3, 4, 5, 6  Suivant

Revenir en haut

- Sujets similaires

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum